Pershtypje nga akademiku Artan Fuga:
Ndjehem aq bukur nga vlerésimi qè prof. e filozofi ARTAN FUGA jep pèr figurén e personazhit té librit tim- nènès time dr Rushen Golemi e romanin e shkruar nga unè !!
Mirènjohje intelektualit tè çmuar!!!!
**
Pershendetje Ina,
Libri yt mè erdhi e tè falenderoj shumé , nderkohe edhe pata kohe gjate fundjaves ta lexoj. Me pelqeu, shkruajtur bukur, integruar bukur pa kërcitje, statusi i autorit si vajza, njeriu që e njeh intimisht dhe krijuesja gjakftohtë që sheh nga disi lart.
Kaluar bukur të dhënat biografike, profili psikologjik dhe njerëzor dhe riprodhimi artistik dhe imagjinar i detajeve të spikatura. Më pelqeu sepse janë kapur pika kulminante që vendosin gurë në një udhë jete! Sigurisht një profil del i plotë kur për të, hidhen ndjenjat e të gjithë atyre që e kanë dashur si grua e bukur, si doktoreshe e kolege, si politikane, apo si nënë, si pacientë që kanë transferuar forcën e jetes në duart e saj.
Kaluar me elegance kalimet e saj në tre modele shoqërore të ndryshme, me dhimbje por pa mllefe, vendosur gjithe familjen në sfond per ta rilevuar atë si personalitet që mbi të gjitha ishte njeri, ishte grua, ishte një shpirt dhe mendje ekselente. Patjeter që duhen shumë gjini të tjera krijimi që të pershkruhen lëvizjet e kokës dhe të qafës së saj, pulitjet e qerpikëve dhe të syve, hovjet e zeri të saj, melodioz, levizjet elegante te gishtave te saj, fakti qe ajo i besonte arsyes dhe shkencës prandaj ishte optimiste, se duke qene personalitet ajo mbeti një shembull për vlerat feministe, puna e rënde nuk e bëri të kthehej në “burrë”, dhe gjithçka te keqe e relativizonte me natyrën e njeriut, i dobët në modelin e tij të përgjithshëm, sepse ajo i besonte elites, mbinjeriut, talentit, individualitetit, dhe kurrë nuk binte në ideologjine e masave, duke i mëshiruar ato, kujdesur per to, por pa u barazuar me to.
Çfarë të them për fjaline e bute te librit, modestine, gjuhën e thjeshte shqipe, etj. Të lumte Ina ! Kerkon forcë!
Unë kam zgjedhur per prindërit e mi heshtjen. Në llojin e tyre ata kanë pasur dramën dhe tragjiken e tyre, si çdo jetë, por kam zgjedhur : Leri atë që iken të qetë sepse ai nuk i përket më kesaj bote budallaqe ku jetojmë! Mbaje brenda të pashprehur! Sepse po fole, ose duhet te jesh pertej kufirit të vdekjes, të shohesh matanë, duke e kthyer shpirtin në jetë, sikurse ja ke arritur ti, ose lëre mos i humb lirinë një shpirti që është cliruar nga trupi. Ti ja ke arritur, ke bere ndërhyrjen kirurgjikale mbi doktoreshen dhe gruan e madhe që ajo është, duke i sjelle shpirtin ndare nga trupi, dhe duke e lënë përgjithmonë në të dyja realitetet, njerin që leviz atje lart, dhe një projeksion te vogel për ne ketu ne tokë Rusheni ishte mbi te gjitha nje grua e madhe, a ishte mjeke e madhe, a deputete, a traktoriste, kjo ka rendesi dytesore në kujtimet e mia. Gjithsesesi Rusheni është shembulli i asaj që une mbroj se vetem identitetet sociale të kryqezuara mund te lindin mbi njerez, ose mbi gra!
Per mua shoqërine ku ajo jetoi e trajtonte si nje kontekst te pashmangshem ku njeriu do te jetoje diku, por e konsideronte me meshire si gjynahe përpara se ta trajtonte me inat dhe mllefe. Ajo qeshte brenda saj me tekat e historise. Mua me dukej se ajo me kuptonte kur e veshtroja me kete sy dhe sa here kemi pasur rastin te shihemi, me shihte me verejtje, me vezhgim hetues, me alert, sikur më thoshte: E meriton të të marr seriozisht apo edhe ti je nje copë budallai:) Dhe këte, veshtrimin e saj, që nuk u shua as në ngrysje te jetës, nuk e harroj kurrë dhe më ndihmon në jetën time të vogël!
Urime Ina!
Shume e thelle..e shume gjere ne te kuptuar e ne shpirt e suportuar…ke trokitur…troket bukur,shume e qendisur me art…me Dashuri..me Vecanti!
Mes frymezimeve drita mbetet simbol i nje shpirti te ndjeshem,jetesor e poetik.
Vargje te dhimbshme,shkruar me art…
…gjate per te ndenjur me ty gjate,edhe ti pse se din….
