Rreth Inis Jorgos
Inis Jorgo
Inis Jorgo është poetja e prozatorja e lindur dhe e rritur në Tiranë, emri i së cilës njihet në komunitetin shqiptar të Kanadasë por edhe në vendlindje. Zhanret e ndryshme të krijimtarisë prezantuar prej saj, kanë prekur lexuesin përmes përmbledhjeve poetike:” Tinguj Shpirti”; “Ajsberg”; romanit: “Rushen Golemi, ky testament shpirti”; librit për fëmijë” KLARA”.
Temat e qëmtuara nga autorja si: përditshmëria e ndjeshmëria ndaj fenomenit social, dashuria, malli për vendin, figura e prindërve apo e gruas, vetmia, natyra në çdo stinë tërheqin lexuesin që gjen vetveten në rreshtat e prozës e poezisë së saj.
Inis Jorgo ka perfunduar studimet e larta për Ekonomi në Universitetin Shtetëror të Tiranës e për bisnes në “Humber College”, Toronto/ Kanada.
Jeta e saj...
Autorja e ngjiti skenën e krijimtarisë letrare, këtij arti të lashtë e gjithnjë modern, për t’ju bashkuar korit të poezisë dhe prozës pikërisht, kur kuptoi se publiku i shijonte jo pak krijimet e saj. Ajo nuk ndjek ndonjë model të veçantë poetik por zëri i saj i brendshëm original, është ai zë shtytës e i trazuar nga kujtesa e rrënjët e vendlindjes. Vargu me të cilin ajo prezantohet, është tepër i pëlqyer.
E pranishme në aktivitet kulturore e Panairet e Librit në Shqipëri e Kanada, librat e saj janë tashmë pjesë e bibliotekës së shqiptarëve në emigracion si kontribut në fushën artistike për komunitetin shqiptar atje.
Mes fletësh zverdhur nga koha petale lulesh gjeta me kohë harruar, nga unë Tashmë pa formë, e pa aromë…
COPËZA JETE
Promovimet e autores...
Krijimet e Inis Jorgos janë promovuar në Toronto përmes kanalit televiz: “Pasqyra Shqiptare”. Po ashtu në TVSH përmes emisonit “URA”, kushtuar Diasporës. Autorja ka qënë pjesë e paneleve të letërsisë ku përmendim: “Autorët e letrave shqip në Amerikën e Veriut” apo përfshirja e saj në Monografinë Antologjike “Krahët e Shqipes” botuar nga Qendra Kulturore Shqiptare në Stuttgart. Prozat e saj: “Aeroport”, “Edhe ti?”, Bulevardi i xhamtë”, “Kristina”, Çapkënia me top’, “Maskat”, janë botuar në Gazetën “PANORAMA”, revistën kulturore: “ALTERNATIVA”, suplementin “MILOSAO” gazetën “DIELLI” organ i Shoqatës pan-shqiptare “VATRA”- USA; revista letrare “Illz- TR; websitet: VOAL.com-Zvicër, dritajaonline.com-Kosovë; Organizata Qendra- USA; javanews.al-Itali, KLARABUDAPOST.com- Francë etj.
